Instituti i Studimeve Politike (ISP) është krijuar më 2006 me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Fillimisht fokusi i saj ka qenë politika e jashtme dhe problematikat rajonale të sigurisë dhe të demokracisë, më pas u zgjerua aktiviteti në monitorime aktive të standardit të shtetit të së drejtës e demokracisë në Shqipëri.
Gjatë kësaj faze ISP ka organizuar disa aktivitete me fokus matjen e cilësisë së demokracisë në rajon dhe problematikat e politikës së jashtme. Konferenca e parë e ISP daton më 2007 me debatin mbi Kosovën dhe rajonin, me të ftuar nderi, studiuesin britanik, Noel Malcolm dhe pjesëmarrjen e dy Presidentëve të Republikës, disa ish ministra të jashtëm, studiues të historisë dhe kulturës, të medias dhe të sigurisë kombëtare. Në të njëjtën linjë prej 2007 ISP ka organizuar disa tryeza dhe konferenca të tjera mbi problematika të sigurisë dhe gjeopolitikën.
Më 2007 ISP publikoi botimin e parë studimor mbi partitë politike në Shqipëri, historinë dhe problematikat e tyre. Prej atëherë ISP ka publikuar mbi 15 botime profesionale që lidhen me demokracinë, shtetin e së drejtës, shoqërinë civile, aktivitetin e institucioneve kryesore, reformat kryesore, përfqësimin gjinor në politikë, pushtetin vendor dhe të drejtën e informimit.
Gjatë viteve ISP ka pasur mbi 100 bashkëpunëtorë të kontraktuar, ka zhvilluar disa dhjetëra konferenca, tryeza debati, fokus grupe, seminare dhe trajnime. Gjithashtu ISP ka zhvilluar aktivitete në të gjitha qëndrat kryesore universitare në vend, ka qenë dhe është pjesë e rrjeteve dhe nismave të ndryshme në projekte të përbashkëta me shoqërinë civile në rajon, si dhe ka bashkëpunim institucional me institucionet kryesore politike dhe përfaqësuese në Shqipëri.
Aktivitetet më të rëndësishme të ISP në vite janë:
-
Monitorimi aktiv i institucionit të Kuvendit të RSH (prej 2016 dhe vijon deri më 2020), fillimisht me mbështetjen e Fondacionit gjerman Friedrich Ebert, dhe tashmë me mbështetjen e qeverisë së Mbretërisë së Holandës. Database online deputetim.al.
-
Database, analiza, studime e monitorime mbi proceset zgjedhore ne Shqipëri (vota.al) mbështetur nga fondacioni gjerman “Konrad Adenauer”
-
Monitorime, studime, tryeza dhe asistencë në problematikat e funksionimit të partive politike në Shqipëri, me fokus legjislacioni mbi partitë dhe demokracia e brendshme. Database politike.al, mbështetur kryesisht nga FES.
-
Tryeza, studime, monitorime dhe aktivitete mbi reformën në drejtësi dhe prioritetet e integrimit në BE, mbështetur nga KAS.
-
Sensibilizim, monitorim aktiv, advokim publik, mbi ligjin e të drejtës së informimit në pushtetin vendor, në gjykatën administrative dhe në sektorë të tjerë. Projektet në këtë fokus janë mbështetur nga Lëviz Albania, AMSHC, OSFA, etj.
-
Trajnime, studime, raporte, monitorime mbi reformen në qeverisjen vendore dhe me strukturat e reja vendore, të mbështetur nga KAS, AMSHC dhe donatorë të tjerë.
-
Memoria dhe kujtesa ndaj periudhës komuniste, përmes disa projekteve të ndryshme muzeuimemories.info, mbështetur nga Ministria e Kulturës.
-
Përfaqësimi gjinor në politikë dhe vendimmarrje, me fokus përfaqësimi i grave në partitë politike, në parlament dhe në pushtetin vendor, përmes mbështetjes nga UN Ëomen dhe ambasada suedeze.
-
Projekte rajonale mbi partitë politike dhe demokracinë (RRPP) me partnerë, OJF nga rajoni dhe koordinator, CeMI, Mali i ZI, mbeshtetur nga qeveria zvicerane.Angazhimi rinor në qeverisjen vendore, programi CIVILISC, mbështetur nga EU/IDM.
-
Angazhimi i të rinjëve për të qenë votues dhe aktiv në shoqëri, mbështetur nga Ambasada Amerike në Tiranë.
-
Projekte mbi raportet midis qytetarëve, komunitetit dhe policimit në komunitet, mbështetur nga programi mbi policimin i Ambasadës Suedeze në Tiranë.Sondazhe, analiza dhe monitorime të zhvilluara në disa bashki dhe institucione, mbështetur në programe të vecanta nga Këshilli i Evropës, OSBE, UAMD, etj.
-
Aktivitete promovuese mbi bashkëjetesen fetare dhe kundër ekstremizmit, mbështetur nga programet e qeverisë suedeze.
-
Aktivitetet aktuale të ISP janë kryesisht aktivitete monitoruese, nxitëse, adokuese dhe studimore.
-
ISP ka pasur dhe ka prezencë aktive në media dhe bashkëpunim me network-e të ndryshme të shoqërisë civile, përfshirë projektin e Dhomës Zgjedhore, si dhe nisma të ndryshme sensibilizuese për reformën në drejtësi.
Stafi i ISP bazohet kryesisht në ekspertë me përvojë në angazhimin civil dhe profesionistë në fushat e tyre, lektorë në universitete dhe gazetarë, juristë dhe të rinj aktiv.
Portalet dhe database e krijuara nga ISP vijojnë të jenë pikë referimi për median, politikën dhe publikun e interesuar për demokracinë përfaqësuese dhe memorien kolektive (www.politike.al, www.vota.al, www.deputetim.al, www.muzeuimemories.info, etj.
Instituti ka faqen e tij zyrtare në internet: www.isp.com.al ku mund të gjeni gjithë veprimtarinë e ushtruar nga organizata, të dhëna mbi Bordin Drejtues dhe stafin ekzekutiv të tij.