ISP vjen me botimin më të ri për 2018, studim mbi dekriminalizimin. I mbështetur nga fondacioni gjerman “Konrad Adenauer”, studimi është në dy gjuhë, shqip dhe anglisht dhe përmbledh, sic theksohet në titull, gjendja, problematikat dhe pritshmëritë.
Ligji i dekriminalizimit përbën një nga mjetet ligjore më efektive për të mënjanuar nga politika dhe postet drejtuese shtetërore të individëve me rekorde kriminale në të kaluarën. Dy vjet pas miratimit të tij, impakti që ai ka dhënë në publik është ende minimal, larg pritshmërive të publikut dhe të partnerëve ndërkombëtarë
Partitë politike e kanë shfrytëzuar ligjin për dekriminalizimin për akuzuar njëra tjetrën për individët me rekorde kriminale, por partitë kanë bërë pak ose aspak për të larguar nga radhët e tyre individët që kanë rekorde kriminale.
Partitë politike nuk i kanë reflektuar parimet e ligjit të dekriminalizimit në statutet e tyre dhe aktet e tjera rregullatore brenda partive. Ky veprim i qëllimshëm, u jep të drejtë individëve me rekorde kriminale të vijojnë të ruajnë postet në Asambletë Kombëtare, degët lokale dhe në drejtimin politik të partisë, pra të influencojnë indirekt edhe në jetën politike
Në parlamentin e ri ka më pak individë me rekorde kriminale, por për shkak të procesit të papërfunduar dhe interpretimeve në legjislacion, do të vijojmë të kemi individë me rekorde negative që nuk kanë penalizuar direkt nga ligji i dekriminalizimit. Gjithashtu do të kemi edhe më tej individë që janë nën akuzë për vepra të ndryshme penale, përfshirë pastrim parash, korrupsion, abuzim me detyrën dhe postin, etj.
Në parlamentin e ri mund të jenë dy prej katër deputetëve që këtë legjislaturë u penalizuan për shkak të ligjit të dekriminalizimit (njëri humbi mandatin, tjetri u burgos), një sinjal se partitë nuk e morën seriozisht këtë ligj dhe se interesat elektorale janë më dominuese sesa parimet dhe standardet zgjedhore.
Një numër individësh me rekorde kriminale janë larguar nga listat e kandidimit, por ata janë dhe mbeten aktiv në drejtimin e stafeve elektorale dhe të fushatës elektorale në zonat e tyre të influencës. Kjo do të thotë, partitë i larguan ata nga parlamenti apo bashkitë për të evituar sulmet publike, por i mbrojtën dhe i angazhuan ata në fushatë për të siguruar maksimnalizim të votave të tyre, kryesisht përmes influencës në grupet kriminale, përmes frikësimit, presionit dhe format joligjore të sigurimit të votës.
Ligji i dekriminalizimit nuk ka arritur të krijojë mekanizma funksionarë afatgjatë verifikimi dhe se prokuroria dhe KQZ kanë dështuar të aplikojnë standarde të njëjta për vepra të njëjta penale dhe për raste të njëjta në parti të ndryshme politike.
Vonesa në organizimin zgjedhor dhe kriza politike parazgjedhore pamundësoi verifikimin e kandidatëve për deputetë, duke paralajmëruar se edhe pas hapjes së parlamentit të ri do të kemi raste të tjera me akuza dhe me siguri, edhe raste të tjera të deputetëve që do të humbasin mandatin parlamentar për shkak të rekordeve negative në të kaluarën e tyre.
RAPORTIN E PLOTE MUND TA SHKARKONI/LEXONI KETU:
DEKRIMINALIZIMI – GJENDJA – PROBLEMATIKA DHE PRITSHMËRITË
THE REPORT IN THE ENGLISH VERSION CAN BE DOWNLOADED HERE: