Baza ligjore: Proceset zgjedhore kërkojnë informim të qytetarëve votues, ballafaqim midis programeve dhe ofertave politike, debat midis kandidatëve dhe mjedis informimi profesional.
Problemi? Praktika abuzive e lajmeve të gatshme nga partitë, mungesa e debatit konstruktiv midis kandidatëve dhe ligjërimi i bazuar tek denigrimi jo ballafaqimi, kanë krijuar një mjedis të tensionuar dhe dekurajues për standardet e informimit publik.
Rekomandimi? AMA, KQZ, shoqatat e medias dhe vetë mediat duhet të inkurajojnë mbulim dhe raportim real dhe profesional, debate konstruktive dhe sjellje me integritet të kandidatëve dhe subjekteve politike, përfshirë edhe të medieve të tyre.
Ky infograf bëhet në kuadër të projektit “Partneritete të forta për reforma të qëndrueshme – Forcimi i rolit të shoqërisë civile në adresimin e sfidave të zgjedhjeve të lira dhe të drejta”, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta përmes programit MATRA.