Nëntor 1920, njëra nga dy partitë e para shqiptare në histori, angazhohej për ndalimin e ndikimit shtetëror në fushatën zgjedhore dhe ndërshkimin e zyrtarëve të ndryshëm që influencojnë zgjedhësit dhe zgjedhjet. Kanë kaluar 99 vjet dhe ne ende jemi në të njëjtën pikë: premtojmë, kërkojmë e angazhohemi të mos përdorim burimet shtetërore në fushatë elektorale..:((.
Zgjedhjet lokale 2019 do të zhvillohen pas 140 ditësh. Media e zëra të tjerë publikë raportojnë për historitë e zgjedhjeve të fundit me trafikim votash dhe ndikimet e “të fortëve” të lidhur me njerëz të pushtetshëm. Cili u hetua dhe u dënua? Asnjë. Cili mbajti përgjegjësi? Asnjë. Kush garanton se edhe më 2019 nuk do të ketë fenomene të tilla? Asnjë.
Megjithatë dicka po leviz dhe kjo është interesi e investimi perendimor për të rritur standardet zgjedhore dhe monitorimin e përdorimit të rolit shtetit në fushatë. Ka disa nisma serioze dhe në njëren prej tyre, Instituti i Studimeve Politike (ISP), me mbështetjen e Programit të USAID-it në Shqipëri (ACDC – Accelerated Civil Development und Cooperation) po kryen monitorimin e vendimmarrjeve dhe të aktivitetit të institucioneve në raport me fushatën elektorale. Nisma “Për zgjedhje të ndershme: Të ndalojmë shpërdorimin e burimeve shtetërore” aplikohet për herë të parë në Shqipëri dhe vjen edhe në përputhje me angazhimet e Shqipërisë në fushën e zgjedhjeve, anti-korrupsionit dhe të shtetit të së drejtës.
ISP sugjeron se periudhat e veprimit të ligjit në raport me përdorimin e burimeve shtetërore në fushatat elektorale, mund e duhet të shtrihet jo vetëm në periudhën e fushatës elektorale, por që nga momenti kur Presidenti i Republikës publikon dekretin për datën e zgjedhjeve.
Referuar edhe rekomandimeve të OSBE/ODHIR ndihet emergjente marra e masave ligjore të shpejta dhe efektive për të krijuar një organ të pavarur, transparent dhe me kompetenca të plota për të ndjekur dhe hetuar fenomenet e korrupsionit elektoral. Kjo detyrë me rekomandohej përpara fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet administrative Qershor 2019, gjë e cila nuk është reflektuar në akte ligjore apo nënligjore.
Përvoja e task force më 2017 dhe praktikat e mira të deritanishme të monitorimit ose ndërhyrjes për parandalimin ose penalizmin e shkeljeve të që lidhen me keqpërdorimin e burimeve shtetërore në fushatat elektorale, duhet të shërbejnë si bazë për përmirësime në zgjedhjet e radhës dhe për krijimin e standardeve më të larta të zgjedhjeve.
Legjislacioni plotësues, përfshirë ai për funksionimin e administratës publike, për sistemin arsimor, për policinë, për FA dhe për subjekte të tjera me varësi direkte ose indirekte nga buxheti shtetëror, mund e duhet të njësohet në standarde përmes dispozitave në Kodin Zgjedhor si dhe të kthehen në norma të përhershme të veprimit në raport me zgjedhjet. Kodi Zgjedhor dhe Ligji për Partitë Politike ripërsërisin detyrimin e subjekteve zgjedhore për të deklaruar dhe mbajtur regjistër të veçantë për çdo donator, person fizik ose juridik që kontribuon ndaj tyre me shuma mbi 100 mijë lekë. Ky rregull mendojmë se nuk siguron transparence të plotë të financimit të subjekteve politike dhe për pasojë duhet ndryshuar, duke ofruar informacion për çdo donacion, pavarësisht vlerës së tij.
PUBLIKIME TE LAJMIT NE MEDIA
http://www.newsbomb.al/ja-kush-eshte-partia-e-pare-ne-histori-qe-premtoi-ndeshkimin-e-zyrtareve-qe-influencojne-mbi-votuesit-pas-99-vitesh-jemi-ne-vend-numero-152023