ISP & ASP dhe KQZ organizuan konferencen “Financimi i fushatës zgjedhore, (keq)përdorimi i burimeve të administratës publike dhe dekriminalizimi: Sfidat e hasura në zgjedhjet e 25 prillit dhe rekomandimet”. Aktiviteti mblodhi së bashku përfaqësues të partive kryesore politike, institucioneve shtetërore, ekspertë dhe aktorë të shoqërisë civile për të diskutuar mbi përmirësimin e kuadrit ligjor dhe përparimin e axhendës të reformës së re zgjedhore në Shqipëri.
ISP theksoi se ligji i dekriminalizimit ka trend pozitiv, por jetesimi integral i tij jo vetem ne listat e kandidateve, por edhe ne stafet elektorale, ne strukturat e partive politike dhe ne jeten publike kerkon shume me teper vullnet, permiresime ligjore, vendimmarrje institucionale dhe mbi te gjitha reformimin e plote te legjislacionit mbi partite politike. “Angazhimi politik për zbatimin e plotë të legjislacionit zgjedhor në mirëbesim është një element bazë i zgjedhjeve të suksesshme dhe një reformë e suksesshme zgjedhore kërkon konsensus të gjerë, konsultime të gjera publike me të gjithë aktorët përkatës, dialog dhe bashkëpunim besnik të të gjthë aktorëve”.
Shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë Jutta Gützkow dhe ambasadori holandez Reinout Vos dhe shefi i Seksionit Politik prane Delegacionit Evropian, Alexis Hupin, inkurajuan partitë politike dhe institucionet përgjegjëse që të nisin punën për rishikimin e Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për Partitë Politike për të adresuar mangësitë kryesore të evidentuara gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare të 25 prillit 2021.
Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve theksoi “rëndësinë e fillimit të një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë për të zbatuar plotësisht rekomandimet e fundit të OSBE/ODIHR. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë do të mirëpriste një rol këshillues në një proces të tillë pasi në fund të fundit është prerogativë e tij të zbatojë ligjin zgjedhor. Çështjet si përdorimi i burimeve publike, financimi i partive politike dhe dekriminalizimi, kërkojnë të trajtohen me përgjegjësi dhe seriozitet për të garantuar transparencën dhe llogaridhënien“.
ISP falenderon Embassy of the Netherlands in Albania per mbeshtetjen 3 vjecare ne jetesimin e projektit “Decriminalization and transparency in Albania – For clean politicians, clean elections and clean public officials”.