• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

PS: Kurba reale e votave parlamentare 2009-2021

5 years ago

Partia Socialiste (PS) sapo fitoi mandatin e tretë qeverisës, i dyti mandat si subjekt i vetëm elektoral pa nevojën e koalicioneve politike zyrtare. PS mori në zgjedhjet e 25 prillit 768 mijë vota, rreth 3.4 mijë më shumë sesa në zgjedhjet e vitit 2017 dhe rreth 147 mijë më shumë sesa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Për të kuptuar kurbën e votave të PS, ekspertët e Institutit të Studimeve Politike (ISP) vlerësojnë se duhet të shihet ecuria e përfaqësimit të saj politik gjatë viteve të fundit.

Në zgjedhjet e vitit 2009 PS kandidoi në një koalicion me 5 parti, ku bënin pjesë edhe PBDNJ që sot është në koalicion me PD dhe PSD, e cila ishte subjekt elektoral më vete në zgjedhjet aktuale. Kjo e fundit i solli PS-së më 2009 mbi 26 mijë vota, kurse PBDNJ rreth 18 mijë vota. G99 dhe PDS sollën gjithashtu 22 mijë vota të tjera, megjithatë PS, edhe pse parti e parë politike në proporcional, humbi zgjedhjet në mandate, për shkak se diferenca e koalicionit të djathtë ishte rreth 24 mijë vota më shumë sesa koalicioni i majtë.

Për të korrektuar taktikat elektorale PS mendoi më 2013 kur inicioi një koalicion të gjerë politikë, bashkë me LSI, e cila kishte qenë në bashkëqeverisje me PD-në midis viteve 2009-2013. Në zgjedhjet e vitit 2013 PS krijoi koalicion me 39 parti politike, ku bënin pjesë edhe PBDNJ apo PKD, parti që sot janë në koalicion me PD, apo LSI e parti të tjera që aktualisht janë në opozitë me PS-në. Koalicioni mori 993 mijë vota, nga të cilat 713 mijë ishin të PS dhe pjesa tjetër prej 280 mijë votash erdhi nga aleatët në koalicionin e gjerë.

Më 2017 PS ndryshoi taktikë elektorale, duke arritur akord politik me PD për ndarjen e disa posteve teknike në qeveri gjatë periudhës elektorale, si dhe për të ndaluar mundësinë e koalicioneve të mëdha zgjedhore. Për pasojë, PS hyri e vetme në zgjedhje duke marrë 764 mijë vota, të mjaftueshme për të pasur 74 mandate në parlament. fuqia e saj përfaqësuese u rrit ndjeshëm nga kalimi i disa deputetëve të partive të tjera, kryesisht 3 deputetë të PDIU, 2 të LSI dhe 1 i PSD tek PS, duke i dhënë asaj mazhorancë të qëndrueshme prej 80 votash.

Zgjedhjet e vitit 2021 u paraprinë nga vendimi i PD dhe LSI për të dorëzuar mandatet parlamentare më 2019 dhe për të bojkotuar zgjedhjet lokale, pra me një fuqi absolute kontrolli e drejtimi në dy nivelet e pushtetit. Duke shfrytëzuar këtë fuqi përfaqësimi PS inicioi ndryshime të njëanshme kushtetuese në korrik 2020, duke pamundësuar konkurrimin e të gjitha partive të opozitës në një koalicion të hapur paraelektoral. Vendimi, legjitim por i kritikueshëm, de facto i krijoi PS-së avantazhe elektorale dhe rezultati i zgjedhjeve të prillit e konfirmoi impaktin e tij. Një koalicion paraelektoral konkurrues i opozitës sipas modelit të vitit 2009 dhe 2013 do ta kishte të lehtë të arrinte sigurimin e 40 mijë votave që përbëjnë diferencën elektorale midis PS dhe opozitës.

Në zgjedhjet e vitit 2021 PS ndoqi një taktikë të re elektorale, duke përfshirë në listat e saj të kandidatëve prurje lokale me ndikim nga parti të shumta politike, përfshirë 3 ish deputetë nga PD/PR dhe 10 ish deputetë nga LSI. Gjithashtu në listë gjenden edhe kandidatë që më parë ishin përfaqësues politikë të PDIU, PSD, etj. Në këtë mënyrë de facto PS hyri më 2021 me një listë që reflekton koalicion elektoral por pa sigla koalicioni, ndryshe nga PD, e cila hyri me listë që reflektonte më shumë sigla koalicioni sesa koalicion elektoral efektiv.

Zgjedhje PS Si koalicion Diferenca
2009 620,586 688,748 68,162
2013 713,407 993,904 280,497
2017 764,751 Pa koalicion Pa koalicion
2021 768,177 Pa koalicion Pa koalicion

Instituti i Studimeve Politike (ISP) vlerëson se PS reflekton nivel të lartë organizimi dhe mobilizimi të strukturave, anëtarësisë dhe votuesve potencialë të tyre, tregues që bëri diferencën edhe në tri proceset e fundit zgjedhore, sidomos në zgjedhjet aktuale të prillit 2021. Duke pasur qëllim pushtetin strategjia e saj elektorale synoi pushtetin, pavarësisht mjeteve të përdorura, përfshirë futjen në listat e kandidatëve të disa individëve me rekorde kriminale apo futjen masive të biznesmenëve politikë, tërheqjen e individëve të “fortë” nga e djathta, investimi i suksesshëm për përçarjen e partive rivale apo përfitimi i shumëfishtë nga mbipushteti qendror dhe lokal.

Për statistikë dhe vlerësim të raportit fitore elektorale – demokratizim, ekspertët e ISP theksojnë se PS prej vjeshtës së vitit 2009 PS nuk zhvillon zgjedhje për kryetar dhe prej 2016 nuk ka më asnjë fraksion kritik brenda radhëve të saj.

Instituti i Studimeve Politike (ISP)

ShareTweet

Të ngjashme

Reforma Zgjedhore, urgjenca për transparencë e llogaridhënie mbi financimin e partive politike
ANALIZA

Reforma Zgjedhore, urgjenca për transparencë e llogaridhënie mbi financimin e partive politike

Deklaratë lidhur me zyrtarët nën akuzë dhe nevojën e respektimit të standardeve të integritetit
DEKLARATA

Deklaratë lidhur me zyrtarët nën akuzë dhe nevojën e respektimit të standardeve të integritetit

Bajraktarizmi i drejtimit të partive tona, si sfidë ndaj ligjit dhe standardeve
ANALIZA

Bajraktarizmi i drejtimit të partive tona, si sfidë ndaj ligjit dhe standardeve

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE